Çdo tre minuta një fëmijë abuzohet seksualisht në Francë

02.12.2023

Shefja e shërbimit të ri të policisë franceze kushtuar luftës kundër dhunës ndaj të miturve, Gabrielle Hazan, bëri të ditur se çdo vit në vend abuzohen seksualisht 160 mijë fëmijë. Kjo do të thotë se çdo tre minuta një fëmijë është viktimë e dhunës seksuale, raporton euronews. “Çdo ditë ne marrim 700 raportime me përmbajtje kriminale […]

Çdo tre minuta një fëmijë abuzohet seksualisht në Francë Foto: Ilustrim

Shefja e shërbimit të ri të policisë franceze kushtuar luftës kundër dhunës ndaj të miturve, Gabrielle Hazan, bëri të ditur se çdo vit në vend abuzohen seksualisht 160 mijë fëmijë.

Kjo do të thotë se çdo tre minuta një fëmijë është viktimë e dhunës seksuale, raporton euronews.

“Çdo ditë ne marrim 700 raportime me përmbajtje kriminale për fëmijët, të cilat shpërndahen në internet në Francë”, tha ajo.

Ajo shtoi se statistikat tregojnë se çdo ditë rreth 440 fëmijë dhe adoleshentë janë viktima të dhunës seksuale.

Megjithatë, autoritetet përfundimisht e kthyen vëmendjen e tyre vetëm në rreth pesëdhjetë raste.

“Ne të gjithë duhet të luajmë një rol në parandalimin dhe zbulimin e kësaj dhune”, përfundoi ajo.