Francë, 18-vjeçari nga Kosova në gjendje të rëndë pas një aksidenti të rëndë në autostradën A36
Një i ri kosovar është raportuar në gjendje kritike në Francë, pasi u përfshi në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A36, në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon.
Foto: French police gather outside a local police station in Paris, France, October 11, 2016, after a Molotov cocktail attack over the weekend near Paris that injured their colleagues. REUTERS/Charles Platiau
Sipas raportimeve të Urgjent.com, në aksident u lënduan tre persona, mes tyre edhe D.S., një 18-vjeçar nga Kaçaniku që jeton me familjen e tij në Francë. Të afërm të familjes kanë bërë të ditur për Klanin se i riu ndodhet në koma që nga mëngjesi i djeshëm dhe po lufton për jetën.
Aksidenti ndodhi kur automjeti, me të cilin po udhëtonin i riu dhe miqtë e tij, doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtësen anësore të autostradës.
Policia franceze njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë. Dy nga të lënduarit janë gjetur në gjendje kritike, ndërsa pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime më të lehta.
Autoritetet franceze tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që tronditi komunitetin. Për të riun kosovar, mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme në betejën e tij për jetë.