Kosovari gjendet i vdekur në Francë, policia nis hetimet

03.02.2025

Një 37-vjeçar nga Kosova, Sabit Haxhijaj, është gjetur i vdekur mëngjesin e së shtunës pranë stacionit të trenit në Strasbourg, Francë.

Sipas raportimeve të ‘Rue89 Strasbourg’, trupi i pajetë i S.H u zbulua nga policia në një strehë ku ai po flinte.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe policia ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

S.H kishte mbi 5 vjet që jetonte në Francë dhe raportohet se shoqërohej me një mik, i cili edhe e gjeti pa shenja jete.

Sipas të dhënave, S.H kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent më 24 janar në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk dihet nëse kjo kërkesë ishte pranuar.

Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin kosovar në Francë dhe ka ngritur shqetësime mbi kushtet e jetesës së personave që ndodhen në situata të vështira.