Bytyqi për situatën e eskaluar në Kuvend: Më duhet qetësia e Mimozës në jetë

14.07.2023

Pas publikimeve të audio-inqizimeve të shefes së Grupit Parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka pasur reagime të shumta nga figurat e ndryshme politike. Madje, edhe në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së enjte kishte eskaluar situata duke përfunduar me përleshje e sulme fizike. Lidhur me këtë […]

Bytyqi për situatën e eskaluar në Kuvend: Më duhet qetësia e Mimozës në jetë Foto: Ilustrim

Pas publikimeve të audio-inqizimeve të shefes së Grupit Parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka pasur reagime të shumta nga figurat e ndryshme politike.

Madje, edhe në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së enjte kishte eskaluar situata duke përfunduar me përleshje e sulme fizike.

Lidhur me këtë situatë përmes një shkrimi ka reaguar deputetja suharekase nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi në reagimin e saj ka thënë se i duhet qetësia e Mimoza Kusari-Lila në jetë, duke shtuar se si është e mundur që për shkak të veprimeve të saj, Kuvendi i Kosovës dje eskaloi deri në grushte e shuplaka, madje u bë lajm ndërkombëtar, ndërsa Kusari-Lila qëndronte e ulur në Kuvend.

“Më duhet qetësia e Mimozës në jetë

Si ka mundësi që për shkak të veprimeve të një personi Kuvendi i Kosovës dje eskaloi deri në grushte e shuplaka e u bë lajm ndërkombëtar, derisa e nderuara zonja në fjalë, Mimoza Kusari, me një nonshalancë të paparë, rri e ulur në ulësen aq të merituar të Kuvendit.

Vëllezërit shqiptarë le të grushtohen, por me Simiqin me rëndësi me pas raporte miqësore e ia hapim zemrën për Ramushin e të tjerët. Bravo Mimozë!” ka shkruar Bytyqi.