Buxheti 2023, Qeveria e Kosovës nesër fillon takimet me qytetarë

21.11.2022

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka filluar takimet me qytetarët e Komunave të Kosovës ku do të prezentohet Buxheti pë vitin 2023. Kështu është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës ku kanë njoftuar se gjatë ditës së marte Qeveria e Kosovës do të takohet me qytetarët e Prizrenit. Takimi do të mbahet […]

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka filluar takimet me qytetarët e Komunave të Kosovës ku do të prezentohet Buxheti pë vitin 2023.

Kështu është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës ku kanë njoftuar se gjatë ditës së marte Qeveria e Kosovës do të takohet me qytetarët e Prizrenit.

Takimi do të mbahet në ora 15:00 në sallën ‘Dokukino’ në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit.

Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino.

Ju ftojmë që të merrni pjesë.