Bullgaria do t’i dhurojë Kosovës vaksina anti-COVID falas

03.06.2021

Bullgaria do të dhurojë vullnetarisht vaksina kundër COVID-19 për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, duke dhuruar 150,000 vaksina kundër virusit COVID-19. “Nevojat tona janë përmbushur thuajse të […]

Bullgaria do t’i dhurojë Kosovës vaksina anti-COVID falas Foto: Ilustrim

Bullgaria do të dhurojë vullnetarisht vaksina kundër COVID-19 për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, duke dhuruar 150,000 vaksina kundër virusit COVID-19.

“Nevojat tona janë përmbushur thuajse të gjitha dhe nuk ka asnjë arsye të pritet për arritje të reja deri në fund të vitit”, deklaroi Katsarov.

Ai gjithashtu shtoi se pjesa më e madhe e vaksinave do jenë nga AstraZeneca.