Brenda pak ditësh vendoset për reciprocitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po insisiton që të ketë reciprocitet me Serbinë dhe heqje të taksës. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar haptas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, permes të derguarit special për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.

Në fakt Grenell nuk e takoi fare në Munich, kryeministrin kosovar. Takoi zëvendësin e tij, Avdullah Hotin. Kurti u shpreh edhe pas Mynihut se do ta vendos reciprcitetin.

Megjithatë, në Prishtinë ka skepticizëm brenda qeverisë. Në LDK therrasin për kujdes.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se brenda pak ditësh do të vendosin lidhur me zëvendësimin e tarifës doganore me reciprocitet, sipas marrëveshjes së dy partnerëve qeverisës.

“Sa i përket çështjes së tarifës, ju me të drejtë e potenconi marrëveshjen që ekziston ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, kurse lidhur me konkretizimin e asaj edhe hapave që vijnë ndërkohë besoj këto dy-tri ditë do të kemi një takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor qoftë nga aspekti përmbajtjesor për zbatimin e saj”, tha Osmani, në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Nga opozita ndërkaq kanë kërkuar kujdes në marrjen e vendimit dhe për më tepër kanë kërkuar një plan. Kreu opozitar, Kadri Veseli ka shprehur edhe gatishmeri të takohet me Kurtin dhe të diskutojë për të gjitha zhvillimet me rendësi nacionale. Por,ka thënë se nuk do të lejojë të bëhen kompromise. /Reporteri