Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Munih ishin të pasuksesshme

26.02.2024

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Munih ishin të pasuksesshme Foto: European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell speaks during a debate on the humanitarian situation in Gaza, at the European Parliament in Strasbourg, eastern France on November 22, 2023. (Photo by FREDERICK FLORIN / AFP) (Photo by FREDERICK FLORIN/AFP via Getty Images)

Borrell ka theksuar nga bisedimet e këtyre takimeve nuk ka pasur rezultate.

“Gjatë qëndrimit tim në Munih, kemi diskutuar për çështjet më të ngutshme globale me Antonio Guterres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Gustavo Petro, Presidentin e Kolumbisë, Wang Yi, Ministrin e Jashtëm të Kinës, Subrahmanyam Shankar, Ministër i Jashtëm i Indisë, Hakan Fidam, Ministër i Jashtëm i Turqisë dhe Chris Van Hollen, senator amerikan. Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si t’i depërshkallëzojmë tensionet mes dy vendeve, pa sukses fatkeqësisht”, ka thënë ai.

Derisa folur për rezultatet e arritura, Josep Borrell ka theksuar se në Munih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin. mbrojtjen dhe sigurinë e Unionit.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borrell.