Bodrumi i Suharekës pjesë e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti

04.11.2022

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është pasuruar lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti. MKRS ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të […]

Bodrumi i Suharekës pjesë e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti Foto: Ilustrim

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është pasuruar lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti.

MKRS ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja, e ku është përfshirë edhe Bodrumi i vjetër i Verës në Suharekë dhe Kompleksi i Familjes Kodra në Çadrak të Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

“Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti

Në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja.

Asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme i takojnë trashëgimisë arkitekturore dhe asaj shpirtërore dhe janë këto:

• Kroi i fshatit në Istog

• Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë

• Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë

• Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë

• Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë

• Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë

• Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë

• Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren

• Hani i familjes Zaimi, Prizren

• Bodrumi i Vjetër, Suharekë

• Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë

• Ndërtesa e Selisë sëPartive Politike, Mitrovicë

• Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë

• Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë

• Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj

• Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj

• Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan

• Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan

• Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan

Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm.” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rikujtojmë se ish-bodrumi i verës në Suharekë nuk ishte veç një ndërmarrje ekonomike prodhuese, ajo ishte shumë më shumë. Ajo ishte krenaria e këtij qyteti, ishte kulturë e Suharekës, ishte simboli e identiteti i saj.

Me 6 njësit tjera, Biraqi,Topliqani që merrej me vreshtari, Shiroka, Sopia dhe Gjinovci, 20 milionë kilogram rrush janë prodhuar brenda një viti, ndërsa kapacitetet deponuese kanë qenë 15 milionë litra verë.

Bodrumi i verës ishte nën ndërmarrjen NBI Suhareka e cila ishe themeluar si Kooperativa Bujqësore Suhareka në vitin 1965.