Bislimi e Petkoviç sërish në Bruksel, Lajçak: Shpresojmë të kapërcejmë mosmarrëvshjet

01.04.2024

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të jenë në Bruksel këtë javë.

Bislimi e Petkoviç sërish në Bruksel, Lajçak: Shpresojmë të kapërcejmë mosmarrëvshjet Foto: Ilustrim

Lajçak u shpreh se shpreson që në takimin e së enjtes të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

“Vazhduam diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm”, tha ai duke folur për takimin e fundit tre-palësh në Bruksel.

“Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund erdhëm në përfundim se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten”, ka shkruar ai.