Bie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës
Tashmë edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e vjeshtës, ku si pasojë e temperaturave të ulëta në këto ditët e fundit kanë bërë që në disa vise kodrinore-malore të ketë reshje të borës. Në disa rrjete sociale janë shpërndarë disa fotografi ku në Bajgorë veçse kanë filluar reshjet e borës, ndërkohë janë publikuar edhe disa […]
Tashmë edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e vjeshtës, ku si pasojë e temperaturave të ulëta në këto ditët e fundit kanë bërë që në disa vise kodrinore-malore të ketë reshje të borës.
Në disa rrjete sociale janë shpërndarë disa fotografi ku në Bajgorë veçse kanë filluar reshjet e borës, ndërkohë janë publikuar edhe disa fotografi që tregojnë se reshjet e borës kanë filluar edhe në Rugovë të Pejës.
Ndryshe, sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa ditëve në vazhdim dhe në fundjavë pritet të ketë kthjellime dhe më ngrohtë.