Bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot PISA 2022

29.03.2021

2 mijë e 240 nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin pilot për PISA 2022. Ky testim do të organizohet nga data 20 prilli deri me 15 maj të këtij viti. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot PISA 2022, të paktën kështu […]

Bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot PISA 2022 Foto: Ilustrim

2 mijë e 240 nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin pilot për PISA 2022.

Ky testim do të organizohet nga data 20 prilli deri me 15 maj të këtij viti.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot PISA 2022, të paktën kështu thonë zyrtarët të Ministrisë së Arsimit.

Ndonëse testi final do të mbahet një vit më vonë, njohës të arsimit thonë se nuk presin që pilotimi i testit PISA të ndikojë në përgatitjen dhe ngritjen e njohurive të nxënësve.

Për pilotimin e testit PISA 2022 janë caktuar 40 shkolla, janë bërë përgatitjet dhe janë informuar shkollat.

“Për pilotimin e testit PISA 2022 janë caktuar 40 shkolla, janë bërë përgatitjet dhe janë informuar shkollat. Në test do të marrin pjesë nxënësit e lindur në janar të 2005 deri në 31 dhjetor 2005.

Të gjithë nxënësit e lindur në këtë datëlindje do të marrin pjesë pa marrë parasysh a janë në klasë të dhjetë, njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë, por shumica prej tyre janë në klasën e dhjetë. Testi planifikohet të mbahet prej 25 prill deri me 15 maj”, ka thënë Drejtori i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi për RadioKosovën.

Ndër të tjerash, Elezi ka theksuar se në testin final të PISA 2022 numri i shkollave dhe atyre të nxënësve pjesëmarrës do të jetë më i madh duke krahasuar me testin pilot, pasi që në atë finalen do të marrin pjesë edhe nxënësite shkollës së mesme të ulët si dhe asaj të mesme të lartë.

Ndër të tjera, Elezi tha se mbajtja e  pilot  testit PISA 2022 do të varet edhe nga gjendja me pandeminë COVID-19.