Banka Botërore ia jep Kosovës 120 milionë euro

29.04.2020

Banka Botërore planifikon ta mbështesë Kosovën me mbi 120 milionë euro për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të COVID-19. Ky program përfshin një projekt të ri me procedura të përshpejtuara për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbrojtur të ardhurat e ekonomive familjare. Këtë e ka konfirmuar Marco Mantovanelli, Menaxher […]

Banka Botërore ia jep Kosovës 120 milionë euro Foto: Ilustrim

Banka Botërore planifikon ta mbështesë Kosovën me mbi 120 milionë euro për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të COVID-19.

Ky program përfshin një projekt të ri me procedura të përshpejtuara për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbrojtur të ardhurat e ekonomive familjare.

Këtë e ka konfirmuar Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, sipas një njoftimi të zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

“Banka Botërore është e përkushtuar të mbetet partner i fortë për Kosovën gjatë këtyre kohërave të vështira dhe ekipet tona po punojnë për t’i ndihmuar Kosovës dhe për t’iu përgjigjur sa më shpejt krizës së COVID-19”, ka thënë Mantovanelli.