ATK thirrje tatimpaguesve: Regjistroni mallrat në stoqe

30.12.2021

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e […]

ATK thirrje tatimpaguesve: Regjistroni mallrat në stoqe Foto: Ilustrim

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.

Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues: Nr. Emërtimi i mallit; Njësia matëse; Sasia; Çmimi; Vlera.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.