Ata që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës duhet të paraqiten 3 orë para fluturimit!

18.08.2021

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aeroporti duhet të paraqiten 3 orë para kohës së fluturimit për shkak të procedurave shtesë si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas njoftimit të aeroportit, kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit […]

Ata që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës duhet të paraqiten 3 orë para fluturimit! Foto: Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aeroporti duhet të paraqiten 3 orë para kohës së fluturimit për shkak të procedurave shtesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të aeroportit, kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim.

Tutje thuhet se aeroporti po punon me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve

Njoftimi i plotë i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”:

Informatë!!

Të dashur udhëtarë,

Përshkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë ju rikujtojmë se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit.

Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:

-Testet për COVID 19
-Dokumentacionin e vaksinimit
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen cdo ditë përshkak të pandemisë
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit përshkak të pandemisë
-Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit
-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test
-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit

Poashtu ju lusim që të rishikoni rregullat e hyrjes në shtetet ku ju udhëtoni para paraqitjes suaj në sportelet e ANP-së (check-in) e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve përshkak të kontrollit të dokumenteve të lartëshënuara.

Më tej, ju njoftojmë se jemi duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve dhe mirësisht ju lusim për mirëkuptimin tuaj!