Zvicra prin me numrin e udhëtarëve që vijnë në Kosovë

24.07.2021

Shumë bashkatdhetarë kanë marrur rrugën për në Kosovë, për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre. Një numër i madh veçse kanë ardhur, por edhe këto ditë ka fluks të madh të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë si me aeroplan ashtu edhe me vetura. Vetëm në tri javët e para të muajit korrik […]

Zvicra prin me numrin e udhëtarëve që vijnë në Kosovë Foto: Ilustrim

Shumë bashkatdhetarë kanë marrur rrugën për në Kosovë, për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre.

Një numër i madh veçse kanë ardhur, por edhe këto ditë ka fluks të madh të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë si me aeroplan ashtu edhe me vetura.

Vetëm në tri javët e para të muajit korrik 132 mijë e 295 persona kanë hyrë në Republikën e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Po ashtu në këtë periduhë kohore janë regjistuar edhe 55 mijë e 626 dalje, kështu në total i bie që 187 mijë e 921 udhëtarë kanë hyrë e kanë dalur nga vendi duke shfrytëzuar këtë pikë kufitare.

Çdo ditë Aeoporti është i ngarkuar me fluturime të shumta, por ditët kur ka më së shumti fluturime janë dy ditët e fundjavës e që pasohet edhe nga e mërkura.

Zvricra e pasuar nga Gjermania dhe nga Austria prijnë me fluturimet (dhe numrin e udhëtarëve) që aterojnë në ANP “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, në Edicionin Special në Klan Kosova e cila tregoi se këtë javë ka pasur rreth 90 fluturime në ditë, derisa të shtunën pritet të ketë edhe më shumë.

Ajo tutje shtoi se raportimi se të premten u thye rekordi sa i përket aterimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk qëndron.

“Ne kemi pasë më parë fluturime edhe më shumë sesa dita e sotme, por nëse e krahasojmë me ditët paraprake sot kemi pasë një ditë më të ngarkuar”.

Gara shpjegoi se nga ana teknike ky aeroport ka kapacitete që të pranojë deri në 3.5 milionë udhëtarë, por deri më tani kanë arritur deri në 1 milion.