As këtë muaj nuk ka shtesa – Policët të dëshpëruar!

  • 31.03.2023
As këtë muaj nuk ka shtesa – Policët të dëshpëruar!

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, sot kanë njoftuar se të gjithë zyrtarëve publik të Republikës së Kosovës, sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Mirëpo po ashtu kanë njoftuar se shtesat nuk do t’u dalin këtë muaj dhe se ato do të dalin në mënyrë retroaktive me pagën e muajit prill, për muajin shkurt dhe mars.

“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill”, thuhet në njoftim.


Por ky njoftim i ka zhgënjyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Imer Zeqiri kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka thënë për “IndeksOnline”, se ky njoftim i ka dëshpëruar pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe se pakënaqësitë janë jashtëzakonisht të mëdha.

“Dëshpërimi është shumë i madh. Pakënaqësitë janë jashtëzakonisht të mëdha. Dhe në njëfarë forme shumica prej tyre e kanë humbur besimin, për shkak se ata nuk munden t’i bëjnë llogaritjet për muajin shkurt, nuk munden t’i bëjnë as për muajin mars. Tash po thirren dhe muajin prill. Është njëfarë matje e pulsit”, thotë Zeqiri.

Ndërsa thotë se ata do të veprojnë në bazë të kërkesave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

” Në realitet, ne në bazë të kërkesave që do t’i kemi nga pjesëtarët e policisë, ashtu dhe do të veprojmë. Si sindikatë do të veprojmë sipas disponimit dhe kërkesave të pjesëtarëve të policisë. Cilat do të jenë ato do të shohim tani pasi t’i marrim pagat”, thotë ai./IndeksOnline/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë