Në Kosovë arrijnë vaksinat kundër COVID-19 të dhuruara nga SHBA-ja

20.08.2021

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19. Ky kontingjent është donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), lloji i vaksinave është Pfizer. Ky kontingjent është në kuadër të donacionit prej mbi 500 mijë vaksinave që SHBA-të do të dhurojnë për Kosovës, […]

Në Kosovë arrijnë vaksinat kundër COVID-19 të dhuruara nga SHBA-ja Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.

Ky kontingjent është donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), lloji i vaksinave është Pfizer.

Ky kontingjent është në kuadër të donacionit prej mbi 500 mijë vaksinave që SHBA-të do të dhurojnë për Kosovës, kjo përmes programit COVAX, program ky i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra.

Në ceremoninë e pranimit të donacionit amerikan të vaksinave, ka marrur pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phlip Kosnett.

Ambasadori Kosnett është zotuar edhe për dhurimin e kontingjenteve të tjera të vaksinave për Kosovën.