Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinmi fillon në tetor

26.09.2025

Në Kosovë kanë arritur 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal. Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen që nga java e parë e tetorit.

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinmi fillon në tetor Foto: Ilustrim

Këtë e bëjnë të ditur për Radio Kosovën nga Ministria e Shëndetësisë. Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe për të parandaluar komplikimet që ai mund të shkaktojë.

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal, në Kosovë kanë arritur doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal. Lajmin për Radio Kosovën e bëri të ditur zyrtarja për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferie Zabeli, e cila njoftoi se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga java e parë e tetorit.

“Ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë, përmes procedurave të prokurimit, ka siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat ofrojnë cilësi të garantuar nga brendet më të njohura botërore. Këto vaksina janë pranuar në depon e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe pritet që shpërndarja e tyre të bëhet në bazë të planit të IKShPK-së për njësitë e vaksinimit në nivel vendi”, tha Zabeli.

Poashtu, bëhet e ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal do të filloj nga java e parë e muajit tetor, çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, të cilat funksionojnë brenda qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë të vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More