ARKEP: Kosova ka 1 milionë e 950 mijë përdorues të telefonisë mobile

18.11.2023

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”. Sipas këtij raporti numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të tretë (TM3-2023) është 1,949,961 përkatësisht për 9.8% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2023, ndërsa 0.3% me i lartë se në periudhën […]

ARKEP: Kosova ka 1 milionë e 950 mijë përdorues të telefonisë mobile Foto: Ilustrim

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”.

Sipas këtij raporti numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të tretë (TM3-2023) është 1,949,961 përkatësisht për 9.8% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2023, ndërsa 0.3% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2022).

“Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka ngritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2022) gjithashtu ka ngritje. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 107.40% të numrit të popullsisë”, njofton ARKEP.

Në periudhën TM3 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 67,287, që paraqet një rënie prej 3.2% në krahasim me tremujorin e kaluar. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.71% .

ARKEP njofton se norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.

Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit vërehet se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 33% – 67% .

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM3 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 399,132 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 0.01% në krahasim me TM2 2023, respektivisht rritje prej 4.21% në krahasim me TM3 2022, raporton RTKlive. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 134.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.98%.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM3 2023 ka arritur në 1,734,558 përdoruesish e që shënon një rritje prej 14.0% krahasuar me TM2 2023, dhe një rritje prej 5.2% krahasuar me TM3 2022. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM3 2023) penetrimi i qasjes mobile është 134 %, ndërsa i asaj fikse 22 % për banor.

Ndryshe raporti i rregullt i indikatorëve kryesorë të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave.