Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, krijohen kolona në vendkalimet kufitare

18.12.2021

Me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve kanë filluar të krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 90 deri në 120 minuta. Po ashtu, kolona janë krijuar edhe në […]

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, krijohen kolona në vendkalimet kufitare Foto: Ilustrim

Me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve kanë filluar të krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 90 deri në 120 minuta.

Po ashtu, kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdare, ku për të hyrë në Kosovë kolona e automjeteve është deri në 100 metra.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë nuk raportohet për pritje dhe kolona.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare, ata duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19, kjo nëse nuk kanë dëshmi të vaksinimi anti-COVID.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtareve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.