Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë
- 26.12.2022

Arben Vitia është riemëruar ministër i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.” thuhet në njoftim.
Rikujtojmë se Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021, për të garuar në zgjedhjet komunale për kryetar të Prishtinës.