Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, shkohet në rivotim

21.10.2021

Ndërkaq, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është duke vazhduar me shqyrtimin e ankesave, ku edhe po merr vendime për to. Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për këtë do të ketë rivotim. Ankesën e kryetarit të Hanit të Elezit, […]

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, shkohet në rivotim Foto: Ilustrim

Ndërkaq, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është duke vazhduar me shqyrtimin e ankesave, ku edhe po merr vendime për to.

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për këtë do të ketë rivotim.

Ankesën e kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, PZAP-i e ka pranuar si të bazuar.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

4.-Anr.-693-Vendim