Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime
Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. “Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me…
Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim ambasadorin gjerman ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.
Siç njofton Presidenca, Osmani ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.
Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është me rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovë.
Good to meet @VjosaOsmaniPRKS today and discuss current developments incl. decision to postpone implementation of decisions on license plates and entry-exit docs to 1 Sept in coordination with 🇺🇸/🇪🇺. I underlined that decisions are legitimate/fully compliant with BXL agreements. pic.twitter.com/pTceSmc6GU
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 3, 2022