Ambasadori gjerman Rohde mirëpret vendimin e Qeverisë: Lamtumirë stikersa në targa
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe. Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Rohde ka thënë se kështu është lehtësuar udhëtimi mes dy vendeve fqinje. “Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin […]
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Rohde ka thënë se kështu është lehtësuar udhëtimi mes dy vendeve fqinje.
“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkroi ai.