Ambasada amerikane: Trupat amerikane dhe kosovare krah për krah në “Defender Europe 25”

para 37 dite

Kosova ka qenë nikoqire dhe pjesëmarrëse aktive në stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake amerikane në Evropë, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara.

Ambasada amerikane: Trupat amerikane dhe kosovare krah për krah në “Defender Europe 25”

Ky bashkëpunim forcon edhe më tej lidhjet mes forcave ushtarake amerikane dhe atyre kosovare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë pamje nga kjo stërvitje përmes një videoje në rrjetet sociale, duke theksuar bashkëpunimin e fortë mes trupave amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

Stërvitja “Defender Europe 25” synon rritjen e gatishmërisë, ndërveprimit dhe kapaciteteve mbrojtëse të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, me theks të veçantë në stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore. Pjesëmarrja e Kosovës në një stërvitje të kësaj shkalle nënvizon rëndësinë strategjike të vendit në rajon dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë kolektive

Etiketat

Ofertat e fundit