Ambasada amerikane: Mbështetja për popullin e Kosovës është e palëkundur

16.03.2024

Ambasada amerikane ka publikuar fotografitë dhe një përmbledhje të shkurtë të vizitës së emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë.

Ambasada amerikane: Mbështetja për popullin e Kosovës është e palëkundur Foto: Ilustrim

Duke përmendur vizitat e takimet që Escobar ka zhvilluar në vendin tonë, ambasada thekson edhe një herë mbështetjen për Kosovën.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente.
Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook.