Albin Kurti po i ndëshkon me buxhet qytetarët e komunave ku nuk udhëheq LVV-ja

17.11.2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka cilësuar Qeverinë Kurti hakmarrëse dhe inatçore, e cila po i penalizon në shpërndarje të buxhetit komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2024 ka theksuar se në katër komuna ku qeverisë […]

Albin Kurti po i ndëshkon me buxhet qytetarët e komunave ku nuk udhëheq LVV-ja Foto: Ilustrim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka cilësuar Qeverinë Kurti hakmarrëse dhe inatçore, e cila po i penalizon në shpërndarje të buxhetit komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2024 ka theksuar se në katër komuna ku qeverisë Vetëvendosja është ndarë dukshëm ma shumë  ose miliona buxhet me shumë se  në komunat ku qeverisin partitë tjera.

“Për komunën e Kamenicës e cila qeveriset nga Vetëvendosja, qeveria ka ndarë 2 100 000 euro. Për Komunën e Shtimes ku qeveris ’’çlirimtari’’ i Vetëvendosjes  janë ndarë buxhet 2 333 333 euro. Për komunën e Gjilanit që qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 6 800 000. Për komunën e Podujevës që po ashtu qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet  1 875 000 euro.

Pra në të gjitha komunat e lartëcekura qe qeverisen nga Vetëvendosja është buxhet milionësh dhe unë personalisht nuk kam asgjë kunder dhe e përshendes ndarjen e këtij buxheti për të cilin qytetaret kanë nevojë.

Ndërsa në komunat që udhëheqja është nga partitë e tjera buxhetet e komunave janë ndarë krejt ndryshe.

Në  komunen e Vushtrrisë ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem  650 000 euro.

Në  komunen e Prizrenit ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 900 000 euro. Dhe krahasone numrin e popullsisë se Prizrenit me atë të Shtimes apo të Kamenicës.

Në komunen e Suharekës ku qeverise Aleanca për Ardhmerinë e kosovës janë ndarë vetem 100 000 euro.

Në  komunen e Drenasit  ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 185 000 euro.

Në  komunen e Lipianit  ku qeverise Lidhja Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 400 000 pra asnjëra nga këto komuna nuk e prek shifrën një milionëshe prandaj kjo e bënë të shëmtuar e diskriminues  ndarjen buxhetore për vitin 2024”, tha Musliu.