Akuza e fyerje, si eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës ku përfundoi me përleshje mes deputetëve

13.07.2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht mes vete. E gjithë kjo situatë filloi teksa në foltoren e Kuvendit po fliste Kryeminsitri, Albin Kurti. Gjatë gjithë fjalimit të tij pengohej nga opoazita të cilët e akuzonin […]

Akuza e fyerje, si eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës ku përfundoi me përleshje mes deputetëve Foto: Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht mes vete.

E gjithë kjo situatë filloi teksa në foltoren e Kuvendit po fliste Kryeminsitri, Albin Kurti.

Gjatë gjithë fjalimit të tij pengohej nga opoazita të cilët e akuzonin se ai po gënjen.

Më pas, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shihet duke u afruar te foltorja dhe duke e larguar pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Glauk Konjufca kërkoi që të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës në mënyrë që situata të qetësohej, derisa deputetët vazhdonin me akuza e grushte mes njëri tjetrit.