Aksident tragjik në Ferizaj: 65-vjeçari humb jetën pasi godet shtyllën elektrike

22.06.2025

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë të Ferizajt, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit.

Viktima është identifikuar si S.B., rreth 65 vjeç.

Pas aksidentit, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike dhe rrëzimit të telave në tokë, është njoftuar edhe kompania KEDS për të marrë masat e nevojshme në terren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për të gjitha veprimet e mëtejme ligjore është vënë në dijeni prokurori i shtetit.

Hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë në zhvillim.