Aksident në Pejë, vetura godet fëmijën
27.04.2025
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, ku një fëmijë këmbësor është goditur nga një veturë dhe ka mbetur i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka njoftuar se policia është informuar për aksidentin rreth orës 12:55.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.