AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve lokale

13.02.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur diskutim me temën “Qëndrueshmëria financiare e medieve lokale”, në kuadër të Akademisë së Integritetit të Informacionit që mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.

AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve lokale Foto: Ilustrim

Temë diskutimi e grupit panelist ishte edhe moscitimi i lajmeve të mediave lokale nga ato qëndrore.

U theksua se është shumë e rëndësishme që mediet lokale të citohen nga mediet qendrore në momentin që informacioni publikohet nga portalet lokale.