Agjencia e Ushqimit ndalon importin e 21,280 kg koncentrat pije me afat të skaduar
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kg koncentrat pije portokalli, të eksportuar nga ProdalimBV nga Holanda dhe importuar nga Laberion SH.P.K. në Podujevë.
Foto: Ilustrim
Inspektimi i mallrave nga Inspektorati Fito Sanitar ka zbuluar se koncentrati kishte afat të skaduar, duke e bërë të rrezikshëm për konsum. Si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Kosovë, në përputhje me legjislacionin për sigurinë ushqimore.
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdojnë monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor për mbrojtjen e shëndetit publik.
