Afër 10 mijë fluturime u realizuan në Aeroportin “Adem Jashari” gjatë vitit 2022
- 04.02.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Buletinin Tremujor për tremujorin e katërt (TM4) 2022.
Buletini tremujor (TM4 2022) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Në këtë publikim ASK ka bërë të ditur numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, raporton SuharekaOnline.
Sipas të dhënave bëhet e ditur se gjatë vitit 2022 nga Aeroporti i Prishtinës janë realizuar gjithsej 9.950 fluturime, ndërsa numri i udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalur nga ky aeroport gjatë vitit të kaluar është gjithsej 2.866.384.
Duke analizuar këto statistika figuron se numër më i madh i fluturimeve është realizuar gjatë muajit korrik ku janë regjistruar 1.287 fluturime dhe poashtu numë pothuajse i afër është regjistruar në muajin gusht (1.260) fluturime.
Ndërsa, numër më i vogël i fluturimeve është regjistruar në muajin maj, ku janë realizuar 507 fluturime.
Muaji/Viti | Fluturimet e realizuara | Udhëtarët hyrës | Udhëtarët dalës | Gjithsej udhëtarë |
Janar/ 2022 | 773 | 69.680 | 124.433 | 194.113 |
Shkurt/2022 | 519 | 79.194 | 77.081 | 156.275 |
Mars/2022 | 644 | 97.523 | 97.070 | 194.593 |
Prill/2022 | 931 | 135.738 | 125.371 | 261.109 |
Maj/2022 | 507 | 71.015 | 63.941 | 134.956 |
Qershor/2022 | 928 | 139.782 | 120.374 | 260.156 |
Korrik/2022 | 1.287 | 221.375 | 143.266 | 364.641 |
Gusht/2022 | 1.260 | 148.768 | 221.985 | 370.753 |
Shtator/2022 | 876 | 110.274 | 142.752 | 253.026 |
Tetor/2022 | 769 | 119.264 | 124.339 | 243.603 |
Nënto/2022 | 639 | 91.544 | 106.497 | 198.041 |
Dhjetor/2022 | 817 | 134.042 | 101.076 | 235.118 |
TOTALI: | 9.950 | 1.418.199 | 1.448.185 | 2.866.384 |