Acari i fortë dhe era e fuqishme do të karakterizojnë të dielën
para 48 dite
Fundjava vijon me një mot të ndryshueshëm, i karakterizuar nga acar i fortë dhe era e fuqishme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, të dielën do të kemi një ditë me diell, por acar i fortë do të prekë të gjithë vendin në orët e mëngjesit. Gradualisht, gjatë mbrëmjes, pritet një rritje e vranësirave.
Era do të jetë një tjetër faktor që do të ndikojë në kushtet atmosferike. Ajo do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe parashikohet të jetë mjaft e fortë, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 50 km/h.
Temperaturat do të mbeten të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -6 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 4 deri në 8°C.