Abdixhiku: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet!

05.11.2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se çdo zvarritje e qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) po kontribuon në zgjatjen e krizës politike në vend, ndërsa zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Abdixhiku: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet! Foto: Ilustrim

Gjatë një konference për media, Abdixhiku tha se edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca, duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë se nuk disponon shumicën parlamentare.

“Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”, theksoi ai para gazetarëve.

Abdixhiku po ashtu bëri të ditur se në takimin me Presidenten e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar një mundësi të përkohshme për zgjatjen e buxhetit, vetëm nëse ekziston dakordimi i partive për të shkuar drejt zgjedhjeve.

Kreu i LDK-së shtoi se situata do të ishte shumë më e qartë nëse më herët do të ishte formuar një qeveri uniteti, duke parandaluar kështu ngecjet politike që po ndikojnë në vend.

Ky reagim i Abdixhikut vjen në një moment kur klima politike në Kosovë po përshkallëzohet, dhe partitë po përballen me presion për të gjetur zgjidhje për krizën dhe për funksionimin normal të institucioneve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More