AAK bojkoton fjalimin e Osmanit, thonë se presidentja më shumë është në shërbim të kryeministrit sesa të popullit

15.12.2022

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend. Ata kanë njoftuar se presidentja ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saja. “Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve […]

AAK bojkoton fjalimin e Osmanit, thonë se presidentja më shumë është në shërbim të kryeministrit sesa të popullit Foto: Ilustrim

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend.

Ata kanë njoftuar se presidentja ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saja.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Fjalimin vjetor të presidentes e kanë bojkotuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata kanë njoftuar se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Osmanit para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes.