A do t’u rriten pagat mësimdhënësve me Ligjin e Pagave? Flasin nga Ministria e Arsimit
Por, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci ka folur rreth Ligjit për Paga, duke u shprehur se aprovimi i këtij ligji nuk do të thotë rritje e pagave. Po ashtu, zëvendësministri Pupovci ka shtuar se për tu rritur paga, duhet që të rritet vlera e kofeficientit dhe se kjo siç tha […]
Por, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci ka folur rreth Ligjit për Paga, duke u shprehur se aprovimi i këtij ligji nuk do të thotë rritje e pagave.
Po ashtu, zëvendësministri Pupovci ka shtuar se për tu rritur paga, duhet që të rritet vlera e kofeficientit dhe se kjo siç tha ai, rritet me rritje ekonomike.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para një jave, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.
“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë Sveçla.
Ndryshe, në vitin 2021, Qeveria Kurti është gjendur nën trysninë e sindikalistëve për ta proceduar sa më parë në Kuvend Ligjin e Pagave.