90 minuta pritje për të hyrë në Kosovë, deri 4 orë për dalje

24.07.2021

Kolonat edhe më të gjata kanë filluar këtë fundjavë në pikat kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares duhet të prisni deri në katër orë. Situatë më e lehtë duket të jetë tek Dheu i Bardhë ku për […]

90 minuta pritje për të hyrë në Kosovë, deri 4 orë për dalje Foto: Ilustrim

Kolonat edhe më të gjata kanë filluar këtë fundjavë në pikat kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares duhet të prisni deri në katër orë.

Situatë më e lehtë duket të jetë tek Dheu i Bardhë ku për të dalë nga Kosova duhet  të prisni deri në 80 minuta, njofton SuharekaOnline.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë në Merdare pritjet janë deri në 100 minuta, ndërsa tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë duhet të prisni deri në 90 minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë3005-1070000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje50-6020500200
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë6060-805001 km
Dheu i Bardhë70-9060-80300250
Merdarë90-100200-240200500-600