8 maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq

8 maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq
Çlirim Gashi

08.05.2021 / Lajme

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, me 189 shoqata e mbi 17 milionë vullnetarë.

Ideja për një “aksion të përvitshëm që mund të mbahej në të gjithë botën … që do të ishte një kontribut i madh për paqen” u prezantua menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

Kjo iniciativë, e njohur si “Armëpushimi i Kryqit të Kuq”, u studiua nga një Komision Ndërkombëtar i krijuar në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.

Raporti i tij, i paraqitur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Tokio në vitin 1934, edhe u miratua nga organet përkatëse.

Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, propozimi i Tokios u rishqyrtua nga Lidhja e Shoqërive të Kryqit të Kuq (LRCS), (riemërtuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në vitin 1991).

Dy vjet më vonë, duke marrë parasysh parimet e armëpushimit dhe zbatueshmërinë e saj nëpër rajone të ndryshme të botës, propozimi i një Dite Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq u miratua dhe Dita e parë e Kryqit të Kuq u festua më 8 maj të vitit 1948.

Titulli zyrtar i ditës ndryshoi me kalimin e kohës dhe u bë “Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe” në vitin 1984. 

RAPORTO