69 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

05.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në ditët e para të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje, duke e krahasuar me dy muajt paraprakë. Me rritjen e rasteve pozitive është rritur edhe numri i pacientëve të spitalizuar, në QKUK dhe në Spitalet e Rajonale, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë në […]

69 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në ditët e para të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje, duke e krahasuar me dy muajt paraprakë.

Me rritjen e rasteve pozitive është rritur edhe numri i pacientëve të spitalizuar, në QKUK dhe në Spitalet e Rajonale, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik Hoti.

Hoti ka njoftuar se në QKUK dhe Spitalet Rajonale janë duke u trajtuar 581 pacientë, prej të cilëve 423 janë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Nga 581 pacientë vetëm në QKUK janë duke u trajtuar 243 pacientë, prej tyre 181 të infektuar me COVID-19.

Ndërsa, sa i përketë spitaleve rajonale, për nga numri i pacientëve të spitalizuar prin Spitali Rajonal në Prizren, në të cilin aktualisht janë duke u trajtuar 104 pacientë, prej tyre 69 të infektuar me COVID-19.