63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 8 në Prizren

01.06.2021

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 162 pacientë. Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe shtatë spitalet e përgjithshem po vazhdojnë të trajtojnë pacientë nga Sars-Cov-2. Bazuar në raportet zyrtare të datës 1 qershor 2021, në trajtim janë 162 pacientë, prej tyre 63 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 106 me oksigjeno-terapi, […]

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 8 në Prizren Foto: Ilustrim

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 162 pacientë.

Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe shtatë spitalet e përgjithshem po vazhdojnë të trajtojnë pacientë nga Sars-Cov-2.

Bazuar në raportet zyrtare të datës 1 qershor 2021, në trajtim janë 162 pacientë, prej tyre 63 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 106 me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë, 3 prej tyre në gjendje të rënduar, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 61 pacientë, 31 të konfirmuar pozitivë, 29 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 14 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.