57% e kosovarëve nuk kanë para për pushime një javore në bregdet

19.07.2023

57 për qind e kosovarëve nuk kanë para për pushime njëjavore në bregdet apo diku tjetër. Kështu ka deklaruar Hydi Morina nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve. “Rreth 57% e ekonomive familjare nuk mund ta përballojnë një javë pushim jashtë shtëpisë, në bregdet, […]

57% e kosovarëve nuk kanë para për pushime një javore në bregdet Foto: Ilustrim

57 për qind e kosovarëve nuk kanë para për pushime njëjavore në bregdet apo diku tjetër.

Kështu ka deklaruar Hydi Morina nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve.

“Rreth 57% e ekonomive familjare nuk mund ta përballojnë një javë pushim jashtë shtëpisë, në bregdet, mal apo kudo. Nuk kanë hapësirë buxhetore që të kenë pushim prej një jave”, ka deklaruar Morina në KTV.

Morina tha se shpenzimet e ekonomive familjarë janë rritur jashtëzakonisht shumë, por jo edhe të ardhurat.

Sipas tij, 55% të të hyrave të ekonomive familjare shkojnë për konsum. Ai theksoi se ekonomitë familjare po kanë vështirësi edhe te pagesa e kredive e pagesa të tjera. Sipas tij, 63.3 përqind kanë vështirësi të mëdha për kthimin e kredive.

43 për qind e kosovarëve nuk janë në gjendje të kenë një shpenzim të menjëhershëm të shumës 100 euro, sipas ASK-së.