40 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitale rajonale dhe klinikat e QKUK-së, tre në gjendje të rëndë
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 84 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 40 janë të konfirmuar pozitivë, 3 në gjendje të rëndë, ndërsa 48 të tjerë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë: 33 të konfirmuar me […]
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 84 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre, 40 janë të konfirmuar pozitivë, 3 në gjendje të rëndë, ndërsa 48 të tjerë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë: 33 të konfirmuar me COVID-19, 45 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 33 pacientë, prej tyre 3 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.