385 pacient me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 491 pacientë, prej tyre 385 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore.

SHSKUK njofton se në klinikat Covid të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre Covid pozitiv, ku 173 janë në asistim me oksigjen.

Në spitale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me  Covid,  225 janë me oksigjeno-terapi.

Të enjten në Kosovë u konfirmuan edhe 141 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima.

Në total, Kosova ka regjistruar 12.981 raste pozitive.

Prej tyre, 498 pacientë kanë humbur jetën dhe 9.085 janë shëruar.

SHSKUK bënë lutje për të gjithë qytetarët e Kosovës që të vendosin maskën, të ruajnë distancën dhe kujdesin për higjienën personale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.