36 burra fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale në Kosovë

16.10.2021

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj. Begaj-Balaj ka theksuar se për tri vjet janë pranuar 1 mijë e 564 aplikacione. Sipas saj, mungesa e shprehjes së lirë për të treguar për dhunën e ndodhur, […]

36 burra fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale në Kosovë Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj.

Begaj-Balaj ka theksuar se për tri vjet janë pranuar 1 mijë e 564 aplikacione.

Sipas saj, mungesa e shprehjes së lirë për të treguar për dhunën e ndodhur, po bën që shumë gra të mos tregojnë përjetimet e tyre gjatë luftës.

“Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ka filluar zyrtarisht punën me 5 shkurt 2018. Deri më tani, Komisioni ka pranuar 1,564 aplikacione në nivel të Kosovës, ndërsa u është njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale 1,000 rasteve”

“Shumica janë gra. I kemi 36 raste që ua kemi njohur statusin burrave, të tjerat janë gra”, ka thënë ajo për RadioEvropaLirë.