“34 punëtorë shëndetësorë kanë humbur jetën nga COVID-19”

26.04.2021

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është thirrur për të folur rreth situatës me COVID-19. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në këtë seancë ka thënë se deri më tani 34 punëtorë shëndetësorë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Po ashtu […]

“34 punëtorë shëndetësorë kanë humbur jetën nga COVID-19” Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është thirrur për të folur rreth situatës me COVID-19.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në këtë seancë ka thënë se deri më tani 34 punëtorë shëndetësorë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Po ashtu Dreshaj në seancë ka thënë se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth 60 për qind e stafit janë infektuar me COVID-19, ku ka shtuar se as në qendrat tjera shëndetësore nuk qëndrojnë mirë.

“34 mantel bardhë kanë humbur jetën nga virusi. 18 mjekë, 5 stomatolog e 10 infermierë, i fundit një anesteziolog. Vetëm në QKUK 60 për qind e stafit janë të infektuar me COVID-19. Edhe qendrat tjera shëndetësorë nuk qëndrojnë më mirë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai e ka parë të rëndësishme sigurimin e vaksinave për gjendjen me pandeminë COVID-19, pasi që edhe disa muaj fillon përdorimi i pasaportave të vaksinimit dhe si shkak kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në shtetet tjera.