250 mjekë kosovarë sot vaksinohen në Kukës

20.03.2021

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot në Kukës do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë shëndetësor. Gjithashtu, FSSHK ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si […]

250 mjekë kosovarë sot vaksinohen në Kukës Foto: Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot në Kukës do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë shëndetësor.

Gjithashtu, FSSHK ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin e pashoq.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siq kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.

Nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani për angazhimin e pashoq.