23 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

22.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19. Sipas SHSKUK’së, 23 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. Ndërsa 50 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 3 vazhdojnë […]

23 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 23 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa 50 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 3 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 47 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19, 39 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, një në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 11 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë, Spitali i Mitrovicës, një pacient, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.