22 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, Hoxhaj: Falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë

09.06.2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj përmes një statusi,  në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës ka shkruar se për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit. […]

22 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, Hoxhaj: Falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj përmes një statusi,  në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës ka shkruar se për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.

Tutja ai shkruan se falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin.

Postimi i plotë:

22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në vendin tonë. Për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.

Sot, falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin. Përjetësisht mirënjohës.